Jetë… – Ilmi Dervishi
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
JETË…
Poezi nga ILMI DERVISHI
Dashuri, poezi, lumturi,
Ç më u kujtua këtë vjesht,
Mes shkronjave ka fshehtësi,
Një ngjarje në çdo rrjesht.
Të jetosh një dashuri të bukur,
Ndoshta e merituar apo me fat,
Nga një e humbur, s je i lumtur,
Brenda shpirtit vënë kapak.
Frymë kjo lidhja me poezinë,
Ngacmim, meditim, rrekje,
Brenda shpirtit gëzoj dashurinë,
Me ringjallje e ditë rivdekje.
Lumturia ekziston si grimcë,
Rendi nëpër gjurmët e saj,
Në çdo skut ndrin një xixë,
Jeta ime e bukur, gaz e vaj.
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com