August 9, 2024

Pacienti zero! – Sotir Thano

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

P A C I E N T I Z E R O !

Ky hall që na gjeti neve na shkundi,
Pa ditur aspak kur do të jetë fundi.
Dhe pa mëshirë korona virus- bandilli
Nëpër karentina e spitale na mbylli.

Që është kalimtar këtë mirë e dimë.
Por deri tani, ai po na bënë kërdinë.
Është shumë mizor edhe intolerant
Por para tij, të gjithë jemi të barabartë.

Nuk bënë ai aspak dallime raciale.
Në je ministër, puntor apo një fshatare.
A je filisof, klerikë apo edhe një ateist,
Një demokrat, socialist apo komunist.

Thonë mjekët dhe specialist të fushës,
Në izolim të mbrohemi si prej pushkës.
Të shtojmë ne higjenën edhe pastërtin,
Kështu më largë korona virusit do rrimë.

Po bëhen diskutime edhe ca leksoine.
Që kur vall filloi kjo pandemi botrore?
Kur ishte pacienti i parë që quhet zero,
E bëjnë këtë llogari pa doktor Piperon.

Duhet që shifrat, diagramet dhe kurbat,
Të jenë sa më vogla e sa më të buta.
Të mos arrijmë asnjëher në gjëndje piku,
Kështu i largohemi ne më shumë rrezikut.

Jemi në luftë dhe ne mendojnë për paqe,
Ca don kishot me mjekër e kokë tullace..
Po s’u fitua kundërvirusi betej pas beteje.
Këto teori vlejnë sa ndryshk teneqeje.

Lavde të thurrim për infermierët e mjekët.
Që me sakrificat e tyre na shpëtojnë jetët.
Fatkeqësishtë në luftë ka edhe viktima.
Qofshin këta frikacakë apo edhe trima.

E vuajmë ne tani këtë pandemi globale.
Që na u bë një hall i ri mbi të tjera halle.
Filluam luftën fare pa ilaçe edhe vaksina,
Vetëm me karantinë, higjenë edhe kinina.

Thonë na e dërgoi Zoti sepse jemi mëkatar.
Thonë se e shpikën masonët për të na vrarë.
Thonë se monopolet e kartelet si dinozuar,
Me KOVID-19 njëri tjetrit duan t’i bëjnë varr.

Nuk e dimë kur qe pacieniti zero në fillim.
Dimë që jemi akoma në luftë, në vazhdim.
Nuk e dimë kur do jetë pacienti zero i fundit.
Dimë me luftë, korona virusin do e mundim!

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com