August 9, 2024

Kjo natë – Abdi Përgjegja

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Kjo natë.

Dhe kjo natë prapë na gjeti larg,
dhe erdhi ngadalë gjithë plogështi.
Ndaj mikja ime po të nis një varg,
ngarkuar si vjeshta mall e dashuri.

Do qeshin lexuesit se jemi të vjetër,
të shkruajmë e flasim për dashurinë.
Dhe Zoti e di që s’kemi dashni tjetër,
Ti më ke mua e unë kam poezinë.

Dhe kjo natë prapë na gjeti larg,
po si gjithnjë i sfidojmë largësitë.
Ndjenja si bima ushqehet me varg,
e me poezi çelin lule dashuritë.

Abdi Përgjegja

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com