Kam frikë… – Diturie Hasanaj
Kam frikë…
Kam frikë nga ngurtësia jote,
me shi I mbusha duart sonte,
por kjo zemër s’pyet budallaqe,
prej askujt s’merr urdhëra ështe bërë hutaqe..
*
E kam frikë egoizmin tënd,
e për vdekje nuk të tremb,
çuditem si të merr ky gjumë I thellë,
kur unë shpirtin tim nëpër ëndrra me ty ndjellë…
*
Kam frikë ta ndiej veten pjesë të kësaj bote,
veç ta dija historinë tonë si do mbaronte,
s’desha kurrë të bëhemi shkronja e fjalë,
as hap I dehur as këngë…
*
Më s’kam frikë të të shoh në sy,
se unë e di është hera e fundit që u deshën dy,
u bënë shkronjat mal mundimi,
u bënë thinjat grusht fillimi..
*
Më s’kam frikë nga shpirti jot,
as pse zhurita timin kot,
unë qeshë aq femër,
sa trishtimin grisa për një emër.
*
Kam frikë nga mosburrëria,
kur rreh gjoksin përpara syve të mia,
hej unë edhe gurit I dhashë jetë,
se aq shumë shpirti im të deshtë…
17-10-2020 Di..Diturie Hasanaj