Dua – Mimoza Gruda
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Dua
Dua të arratisem
te pylli me gështenjë.
Në letargji,bashkë me ketrat.
Të zgjohem kur të mbarojë
gjithë ky maskarallek
maskash,
gjobash,
dekretesh,
delesh të bardha,
që shtrembër shohin delet e zeza.
Nuk më mjafton veç një natë
të ëndërroj një botë më të mirë,
ku në vënd të djallit,
të parasë,
të dominojë urtësia,
shkenca,
vazhdimësia,
jeta.
Ndaj,
lërmëni me ketrat.
Mimoza Gruda
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com