August 7, 2024

Tjetër ikje – Muça Vladimir

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

TJETËR IKJE
U përgjumën nga lodhja e gjatë
Shikimet nën rrezet e mëngjesit.
Shpresa si një Gorgonë,
Mbi shtjellat e elikave
Zgjati kryet,
Elikat e tragetit copëzonin nër shtjella
Mendimet në ikje.

Bagazhet, kujtimet,ndarjet
U mbytën nga sirena
Në orën e nisjes;
Në dhomë strukur,
Nën nina nanën e dyzimëve
Humbëm në botën e ëndërrimëve.

Ah! Sikur të dëgjoja
Rënkimin e bagashëve, kujtimëve,
Në këtë ikje;
Zhytur në shtëllungat e tymtarit,
Shkuma e vorbullave,
Zgjatet si dorë e shtrirë
Drejt vendlindjes!…

Relike jete do mbetet ajo ikje,
Mbi një gazetë të vjetër,
Mbi bankinën e molit,
Mbi pemët e thara,
Mbi tokat djerrë të vendlindjes;
Shkëmbin e bërë nga malli zhurë,
Në fyturën e nipave,
Të dashurve
Që s’do i njohim më kurrë.
2017 Trageti Durrës-Bari

“Një bisedë” për një tekst kënge me këngëtarin Xhon Lenon

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com