Në ëndërr – Zoica Gjolla Popi
Poezi
Në ëndërr
Luajtëm si fëmijë
me çiltërsinë,që diti ta mbante
të fshehtën, që peshonte në brendësi të gjoksit
ndërmjet rrahjeve të zemrës
shpërndarë në kapilare të holla
që ta këpusin shpirtin:
Ah unë ty….. unë ty…
në të pafsha, nuk do të zë me gurë
në ke perëndi,
në më don,sa të dua
në duron, sic më thua
prit mos u largo!
Nuk munde më ta mbaje?
Jo… jo s’do pëllcisje mes veti
ashtu nëpër ëndërr….
më në fund e the
a mendove,që shkunde themelet e një kështjelle,
për të fituar një mbretëri të tërë?
Ngela pa mënd atë çast
thirra, qava, qesha
u lëndova, u shtërngova
por ç’e do, u lëshova
në duart e çudibërjes
ne fuqinë e krahëve
ne hijeshine e vështrimit
drejt qiellit të lumturisë.
Zoica Gjolla Popi
31 /1/ 2020
Angli