August 10, 2024

Bashkë ecim në jetë – Silva Alisa Xhemo

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Bashkë ecim në jetë

Bashkë ecëm nëpër rrugët e jetës
Me sa vuajtje e me sfida u përballuam
Ekzistenca jote pranë meje më dha krahë
Dhe vështirësitë bashkë i kaluam

Rrugët e jetës janë të vështira
Cdo ditë luftë e vështirësi
Të më thotë dikush që jeta i shkoi vaj
Po nuk pati kaluar disa herë mërzi
Ekzistenca e fëmijve na mungon
Janë larguar rrugëve të emigrimit
I presim të rigjejnë përsëri folenë
Me mallin dhe me dëshirën e prindit

Eh !
Si rrjedh jeta
Me vrull e herë herë ngadalë
Duhet forcë e guxim
Rrugëve të jetës për tja dalë

Ekzistenca e njëriut që ke në krahë
Që të jep kurajë e besim
Që jetës së bukur
Ti japësh sa më shumë kuptim

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com