August 4, 2024

Padrejtësitë e jetës – Ymrije Beqiri

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

PADREJTËSITË E JETËS

Në gjurmët e kohës
Këtu ku mendoja qe gjej qetësi
Në rrudhat e fytyrës sime
Numëroj vitet që ikën pa të drejtë

Çdo ditë ndeshem me padrejtësitë e kohës
Mozaik ngjyrash kjo jetë
Pabesisht me iku ngjyra e kuqe
Sa e pa drejtë jeta më merr shumë

Jam tepër e lodhur në këtë rrugëtim
Magjia e fjalës e humb kuptimin
Nuk e ke të drejtën te flasësh çka mendon
Asgjë në këtë shekull nuk ndryshon asgjë

Lapsin e mbaj si armën në belin tim
Shkronjat e arta i radhis një nga një
Dua t`i vras të gjitha padrejtësitë
Zhurmën e këtij shekulli nuk e dua

Më vije te bërtas n’kupë te qiellit
Për këto padrejtësi ne tokën tonë
Fati jetës në këtë rrugë me ka dërguar
Krejt çka nuk e deshta e kam jetuar.

Ymrije Beqiri

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com