August 10, 2024

Paqe dhe drejtësi anembanë botës – Sehit Beluli

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Paqe dhe drejtësi anembanë botës.

O zemrat humane që prodhojnë urtësi.
Urtësia që sjell drejtësi e stabilitet.
Mblidhuni prej gjithë botës e vini qetësi.
Që njerëzimi të buzëqesh e të rrojë në unitet.

Paqe e drejtësi anembanë botës.
Bëjuni të buta o ju Fuqitë e mëdha.
Bëni drejtësi hyjnore për kombet.
Seicili komb të marri të drejtën që ka.

Të marri gjuhën e Nënës që i lindi.
Nëna që kishte bër durimim profetik.
Në shtrirjen gjeografike që kishte prej fillimi.
Atë shtrirje teritoriale sipas truallit etnik.

Drejtësia është virtyt dhe duhet respektuar.
Në gjuhë , histori , kulturë dhe trashëgimi.
Pa këto të drejta paqia është e cunguar.
Kështu dëmtohet dhe bashkim vllazërimi.

Të themi të vërtetën , të kënaqen gjithë kombet.
Që mbarësi të kemi , paqe e harmoni.
Gjithë njerëzimi të jetojë në realen bashkëjetesë.
Buzeqeshja mos u ndaltë në çdo fytyrë e në çdo sy.

Të jesh Fuqi e madhe aspak nuk do të thotë.
Që me armë e diktate te nënështrosh kombe.
Me aeroplanë e me tanke ti mbytësh në lotë.
Por duhet të gjykosh drejtë kur shafqesh në Logje……………

• shenim: (Logje/kuvende)

▪ copryng reserved Sehit Beluli dt-17/10/2012 Dukat Vlore Albania

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com