August 9, 2024

Fale dashurinë të keshë lumturinë – Seit Paci

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

FALE DASHURINË TË KESHË LUMTURINË

Të falësh dashuri thonë është hyjnore
Se do keshë për vete gjithëmonë lumturi
Nuk vlejnë sa ajo as pasuritë përrallore
Ta dishë këtë mirë ti pra o njeri

Nuk ta jep pasuria që ti vë në vite
Kënaqësinë që të jep në fund lumturia
Nëse në formë dashurie nuk do të vinte
Lumturia jote nga vetë njerëzia

Çfar do të të duhej një mal me pasuri
O njeri që plakjen tash e ke kuptuar
Që pasi jetove në të quajturën ” Lumturi”
Të ndodhesh më në fund pa dashuri rrethuar

Ndonëse dikur si lumturi ti e çmoje
Jetesën në bollëk pa halle ekonomike
Ndërkohë që vetëm pasuri grumbulloje
Por njerëzit e tjerë me sy nuk i shihje

Ja pra që më në fund të vjen kjo ditë
Që ndonëse ke vënë ti shumë pasuri
Njerëzit më pas stë hedhin as sytë
Dhe ti smund të thuash që ndjen lumturi

Jo pra ti s’mund ta keshë lumturinë
Nëse nuk ke falur dashuri në jetë
Nëse se ke parë as me sy njerëzinë
Kur ishte në hall, në hall vërtetë

Ndaj pra gjatë gjithë jetës ti o njeri
Jepe pa kushte dashurinë njerëzore
Jep edhe pak nga e jotja pasuri
Se më vonë e provon që kjo është hyjnore

Çfaqeni dhe jepeni ngado dashurinë.
Jepuni dhe tjerëve hapësirë të gëzojnë.
Në doni ju vetë të shijoni lumturinë.
E në çdo kohë të ju respektojnë.

Pas kësaj kur ti të jeshë i pamundur
Për shkaqe natyrore që sjanë në tënden dorë
Nuk do rrishë vërdallë a në vend i përhumbur
Por dashuri nga njerëzit do keshë në çdo orë

Këtë lumturi pra kërko që të keshë
Në çdo moment sa do jeshë në këtë botë
Mos lakmo që vetëm pasuri të veshë
Në stë duan në pleqëri, pasuria është e kotë

,,,,,,,,,SEIT PACI,,,,,23 TETOR 2020

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com