August 3, 2024

Kam pas nje mike… – Abdi Përgjegja

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Lirikë

Kam pas nje mike….

Kam pas një mike me emrin tënd,
nuk di e desha a më deshi më shumë !
Një ditë të bukur s’di nga kush u tremb,
gjithë ëndërrat rinore u bënë shkumë.

Që at’herë më shqetëson ai emër,
s’ka ndodh ta shqiptoj apo shkruaj.
Kur e dëgjoj më sëmbon në zemër,
nuk e di kam inat’ a më shumë vuaj !

Kam pas një mike me emrin tënd,
e doja a më donte më shumë se di.
Kur ajo u martua kalaja u shemb,
por vetëm zemra ime si kristal u thy..

Abdi Përgjegja
-2014-

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com