August 3, 2024

Shkolla ime! – Ana Lisa Ormeni

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Shkolla ime !

Kujtimeve te mia kurre ste mbaj larg
Ti Mema e dijes meriton cdo varg
Dora po me dridhet malli nuk me le
Shkrimi me pengohet si ne A. B. C !

A. B. C — ne e ndritur tek ti e fillova
Germa edhe fjale tek ti i formova
Dhe vargun e pare tek ti e krijova
Ku nuk kish me larte , ty te lartesova !

Ti je nje Fillim dhe Fillimi cmohet
Je nje fjale e gedhendur qe NJE here lexohet
Tek ty diturine heret e kam mbjelle
Ti ndertese e bukur e dijes KESHTJELLE !

Per vite me radhe aty une mesova
Dhe femijet e mi ketu i shkollova
Dhe sot si mesuese i ngjis keto shkalle
Ky eshte privilegj , mall qe te mban gjalle !

Shkolla ime e dashur qe mu bere jete
Cdo dite kujtimet me dore i prek
Neper endrra hapash cdo dite do te ndjek
Shekullorja ime , A. B. C e shtrenjte !

Pershendes te gjithe ish nxenesit e kesaj shkolle me keto vargje kudo qe ndodhen !
Nga Anila ( Kacorri ) Ormeni
Tetor 2020

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com