August 9, 2024

Ju gra moderne të martuara – Xhuljeta Ferraj

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

JU GRA MODERRNE TË MARTUARA!
…………………………………………………………
Ju gra moderne të martuara,
Me cigare nëpër duar,
Këmba mbi këmbë si zonjat,
Që hiqeni me burrat të dashuruara,

Në darkë ëngjëllushe në shtrat,
Gjatë ditës,tradhëtare si “Juda”,
E beni karrjerën me dashnorin,
Dhe fëmijët i bëni me burrin,

Shkelqeni me rroba të shtrenjta,
Intervistat si pikat e shiut,
Të ëmbla nga goja si mjalti,
Në zemër mëkatare të fëlliqura!

Ju gra moderne të martuara,
Me rreth unaze në duar,
Te zhveshura si vjeshta me gjethet,
Dinjiteti tek ju s’ka egzistuar.

Shembullore nëpër rrjete,
Me fotot e burrit postuar,
Sa bukur komenton dashnori,
Familjen tuaj të degjeneruar.

Ju gra moderne të martuara,
Mos u mbuloni me gjethe fiku,
As bora e bardhe e dimrit,
Nuk i mbulon dot mëkatet tuaja.
…………………………………………………………
AUTORJA-XHULJETA-FERRAJ!

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com