Për ty o vendi bekuar – Arbi Leskaj
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
PËR TY O VENDI BEKUAR
Sa herë në gjumë më mbyll synë
Mbi qerpikë më lëshon dritë
Se tek ti e piva gjinë
Se jam gjakë, nga gjaku ytë
Sa herë hidhja hapat larg
Më shumë mall më sillje ti
Se buka më shkon në barkë
Tek ti o balta flori
Biri yt në vite mbeta
Nëpër botë s’isha jetim
Për ty në vargje u treta
Dhe i vdekur ,sgjej shërim
Për ty o vendi bekuar
Për ty o e shtrenjta baltë
Sa herë gurët prek me duar
Mbi cdo lule derdhet mjaltë
Vec me djersë e lava botën
Vec me lotë i lava sytë
Por tek ti e gjeja forcën
Ndaj do mbetem, biri ytë
Arbi Leskaj
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com