Asaj rruge – Zymer H. Haliti
ASAJ RRUGE…
Asaj rruge shkova dhe sot i mërzitur
ti s’ ishe e buzqeshur si atë pranverë
Jo, sot isha vetëm dhe s’të kam pritur
Sepse e dija,që s’do jesh ti këtë herë…!
Asaj rruge sot s’kishte as zogj shtegtarë
Që dikur qëndronin të lumtur afër nesh
Sa shumë malli për ty më kishte marrë
Ndërkohë koha ftohet ,nisi borë të bjerë
Asaj rruge sot s’kishte njeri ,pos acarit…
Që më ngriu në hapat e qetë të sokakut
Kujtoja shikimet tua,rrugës së pazarit…
Eh jeta vazhdon qetë si hapat e plakut !
Asaj rruge sot mungoi dhe kënga bilbilit
Që dikur e dëgjonim me shumë dashuri…
Mbetën vetëm gjurmët,fletët e trëndafilit
Tek i këpusnim;si vitet që ikën në vetmi.!