Ndërkohë – Gjulie- Julie Krasniqi
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
ndërkohë
gjithkush prej nesh
reflekton thellë
do t’jet’ pjesë e një codi t’ri
global-social-online
lexojmë «murtajën» e Camys
biem zgjohemi n’mendim
spiral provincial…
invazor’t e brendshëm jo,
përandohen, si n’beteja lufte
secili për secilin bëhet rrezik…
n’Venedik uji rrjedhë kristaltë
drerët bredhin n’mes t’Bolonjës
cjap t’egër shetisin lirshëm nëpër Uells
delfinët kthehen n’Porte
njerëzit vdesin natyra lulëzon
si n’«Annihilation»
{…}
një ditë do ritakohemi, do themi
mësuam shumë atë që nuk dimë e pak
kohë na mbeti për t’jetuar
ishte një interimkohë
©Gjyle- Julie krasniqi
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com