August 3, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Meditim femëror

Sigurisht ti s’je i detyruar të më duash
Tani që jam plakur e jam shëmtuar.
Por shpesh sytë e tu më shikojnë të hutuar
Thua sikur sapo më kanë zbuluar.

Sigurisht ti mund të heshtësh sa të duash
Duke më lënë të kuptoj se unë jam vyshkur.
Por shpesh ndiej zërin tënd duke më kërkuar
Sikur ke nevojë e më ke humbur.

Sigurisht unë mund të bëj shumë gjeste e fjalë
E të ndihem ndonjëherë e ngatërruar.
Por e vetme unë shpesh nis të shaj
Që s’kuptove kurrë sa të kam dashuruar!

Sigurisht të duhemi nuk jemi të detyruar
Mund të ikim dhe është shumë e thjeshtë.
Por pa ty do vdes sinqerisht e dëshpëruar
Ti pa mua sigurisht je krejt një i pashpresë !

Anila Toto

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com