Mbiemri im ! – Abdi Përgjegja
Mbiemri im !
Që kur mësova shkrim e këndim,
e nisa të bisedoj me veten në vetmi.
Kam dashtë e kërkuar një shpjegim,
nga vjen mbiemri “përgjegja” ta di.
Duke u rrit e dëgjuar gojëdhëna,
pyetjet e mija kurrë s’merrnin përgjigje ..
Merzinë më të madhe ma sillte nëna,
që s’dinte nga vjen fjala përgjegja..!
Babën asnjëherë se kam pyet,
rrallë fliste me mua s’ishim aq shokë.
Ndoshta do ta kemë pas edhe frikë,
se më rrinte si një “çekan”mbi kokë.
Përgjigjen e mora vonë në Tiranë,
e sikur ndjeva një çlirim në ndërgjegje.
Pedagog’ja me emrin e bukur Mirandë,
më thosh:çohu përgjegja jep përgjigje.
Që at’herë bëra një pakt me veten,
historinë e mbiemrit e lashë në harresë.
Një ditë do ta gjejë se s’bën të vërteten,
se vetëveten askush se pret në besë.
Sigurisht e vërteta është tjeter,
ka një shpjegim aspak të trilluar
Prenga e Gega paraardhësit e vjetër,
Mbiemër u bënë Fenë mos me e harruar.
Abdi Përgjegja
Shkodër.27.10.2017.