August 4, 2024

Mike pa ftuar! – Moza Reçi Shehi

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Mike pa ftuar!

Dy mike më trokitën, për një ditë në zemër!
As vetë se kuptova!? Më erdhët pa ftuar!?
Njëra ulur në karige, tjetra ishte në duar,
Shpejtë zutë vend, u ulët këmbë kryq me mua,

Ashtu çalë çalë, njëherë ma zinte vendin fjala,
Nga njëherë më dilte mikja e kariges para,
Nuk i ndaja dotë! U bënë udhëtare,
Me ndiqnin nga pas, si një dele manare,

Njëra zinte vend mbrëmjeve, me mua fliste,
Tjetra në mëngjes, ditën ma riniste,
Sa fantastike!! Në një kohë erdhët të dyja!
Nuk ju ndaj dotë! Në zemër jeni, ty dhe poezia.

Unë në mesin tuaj jam, ndjehem e lumturuar,
Mos xhelozo mike! Poezinë e mbaj në duar,
Ajo më urdhëron! Më thotë: Me mua rri!
Nga mëngjesi në mbrëmje, shkruaj poezi!

E ledhatova shumë!? Nuk e uli dotë!?
Flet e qesh me mua, disa herë derdhë lotë,
Tani ndjehemi mirë, mike jemi të tria,
Ecim gjithmon bashkë, unë, ti dhe poezia.

Moza Reçi Shehi
Datë, 28/10/2020

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com