August 5, 2024

Jeta është si një ujvarë – Seit Paci

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

JETA ËSHTË SI NJË UJVARË

S’ka ujvarë pa patur ujë
Pa një prag ku uji bie
Kështu është jeta e gjithkuj
Diell shi nganjëherë dhe hije

Si një ujvarë pra është jeta
Ku askush nuk mund të zgjedh
Ta dimë se kjo është e vërteta
Herë të pret e herë të hedh

Pra si ujvarë jeta rrjedh
Rrjedh pa pyet dhe stë flet
Në ktë rrugtim njeriu zgjedh
Vetëm çfar në dorë ka vetë

Që të gjitha njeriu i duron
Asnjëherë se di çfar do ndodhë
Por më në fund ai e kupton
Në fund të rrugëtimit është i lodhë

Një ujvarë e zgjedh vet shtratin
Bie në përrua apo në lumë
Por njeriu kur e ndal hapin
E ndjen veten të lodhur shumë

Dhe kjo vjen si pa kuptuar
Në një rrugë krejt natyrale
Por mendon çfar ka kaluar
Në rrugëtimin me shumë halle

Kur mendon se çfar ka parë
Në ktë rrugë që vetë ka bërë
Në mendje çfaqet një ujvarë
Që mund t’ushqejë një lum të tërë

Rëndësi ka që ujvara jonë
Që rrjedh e rrjedh për gjithë njerëzinë
Pastërti të ketë gjithmonë
Të mos lëndojë njeriu njerinë

Ndaj njeriu shpesh ka treguar
Në çdo brez e kurdoherë
Nëse uji s’është turbulluar
Dhe ujvara ka shumë vlerë

,,,,,,,,,,,,SEIT PACI,,,,,,27 TETOR 2020

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com