Që kur je sëmurur ti – Sofia Doko Arapaj
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Që kur je sëmurur ti
Është ftohur dielli
Nuk kam arsye
Të jem mirë.
Që kur u sëmure ti
Nuk i dua me rrezet!!
Hesht edhe shëmtohem
Me dëshirë.
Nuk kam për të parë në jetë më, asnjë
As do qesh me fjalën gollake e torrollake
Nëse dobësohesh e skeleti më, s të nxë
Atëherë le të më hanë, zhgajat varfanjake.
Që kur u sëmure ti
Nuk kam më origjinë
Nuk jam më ajo cobanka e pa brekë
U ngjeshen kalatë ,u shumfishuan detet
Nuk kam më dëshirë, që të qeshë.
Që kur u sëmure ti
E ushqeva unë, dhelprën
I hodha një e nga një, për c do ditë
M u mbaruan pulat, që t i mbetej në grykë
I hodha një nga një, poezitë…
Sofia Arapaj
29/10/2020
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com