August 4, 2024

Për ty Shqipëri – Luan Kalana

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

PER TY SHQIPËRI
…dialog brezash
N-“Gjysho, tregomë për Flamurin, jo shkurt,
tregomë më gjatë,të kam xhan, të dua përjetë!
pse ka ngjyrë të kuqe si zjarri
margaritar, lulekuqe si dielli? ”
Gj-“Flamuri është lyer me gjak,simboli i lirisë,
është pishtar,amaneti i të parëve për së gjalli.
Ata falën jetën për këtë truall,
ta ngremë më lart ku ka shqiptarë!”
N-“Sa e madhe është Shqipëria?”
-“Këtu më zure mat, mësoje vetë.”
“Jo, gjysh-o, i thonë shah-mat.”
-Gj-“Më dërmove, ta them me tre fjalë:
Populli më i vjetër në Ballkan.
S’ka hartë në Europë që e mban,
pa ç’ka që na bënë copë e trokë,
po të mblidhen të gjithë tok,
nuk ka vend më të madh në botë,
i lashtë sa moshae kësaj toke.
Flamuri me shqipen dy krena,
janë besa, ideali i shqiptarit,
ndrisin më shumë se fjalë të arta,
kur na thërret vatani, tundet mali,
Shqipëria për ne është zemra”.
Belbëzonte djali në çdo fjalë, tek shëtiste në një park,
pyeste avokat nipi, gjyshin, djali si gjithnjë kureshtar,
ndiqte babushin si manar. Veç fjalëve nënë e bukë,
që i dilnin nga zemra, kish dëgjuar fjalë të reja,
Liria, Flamuri, Shqipëria, s’ua dinte kuptimin,
deshte t’u hynte thellë, me rrënjë e me degë.
N-“Gjysho, sa e gjatë është Liria?”
Gj-“Vare vathe ne vesh kete fjale
Është e shkurtër, pesë gërma,
s’ka shoqe ajo në botë,
me gjak është gatuar,
historia e ka shkruar gjatë s’ka temenduar.”
N-“Sa peshon Liria, gjysho?”
Gj-S’ka peshore që e mban, janë lumenj të gjatë gjaku,
a peshohet uji i detit, oqeanet përmbi dhe?”
D-“Sa kushton Liria, gjysho?”
Gj-“Liria,-me pak fjalë, eshte fjale e arte
,As shitet e as blihet, s’është lodër në dyqan.
Liria është jetë, liri a vdekje, luftë për paqe,
nuk dhurohet, fitohet me gjak..
S’ka të çmuar, është ar, vlerë më shumë se një thesar.”
N-“-Po Flamuri kuq e zi shqipja me dy krena , gjysho, mos u lodh,
tregomë më gjatë, pse ka njgjyrë të kuqe si zjarri lule kuqe, është si dielli?”
Gj-“Flamuri ta thashe njehere,është lyer me gjak, simboli i lirisë,
është pishtar, amaneti i të parëve për së gjalli,
ata dhanë jetën për këtë truall,
ta ngremë më lart brez pas brezi,ku ka shqiptarë.”
N-“Gjysho, të kam xhan, dhe një pyetje kam,
të lodha, keto fjale dua ti fus ne zmer, më fal.”
Gj-“Ma bërë mendjen përshesh, apo në provim më ke marrë?
degjo, asnjë fjalë të mos lesh,kur te ritesh,mbaji me bese!”
N-Sa e vjeter eshte Shqiperia ,gjuha Shqipe?
Gj- “Më dërmove nipce, po ta them me pak fjalë,
Kur te ritesh mesoje vete,nga shkenca kush eshte e vertete,
Populli më i vjetër pellazge-ilir në Europë ,
Arberia ka qene e madhe,nga mesdheu deri ne pol.
Kur lindi njerezimi,lindi dhe gjuha Nene e njeriut,
Eshte provuar ,gjurme pas gjurme,shqipja gjuha e folur,
Eshte shkruar ne gjethe e gur,eshte qendisur ne flamur.
Jemi te vjeter sa mosha e kesaj toke,flitej shqip ne gjithe boten,
pa ç’ka që na bënë copë e trokë, po mblidhen të gjithë tok,
nuk ka vend, troje,harte më të madh në botë.
Flamuri me shqipen dy krenare, janë besa, ideali i shqiptarit,
ndrisin më shumë se dielli,fjalë te arta shkelqimi,
kur na thërret ideali, bucet oqean,tundet mali,
Shqipëria për Ne,eshte Nena,ne jete te jeteve
Ka qene,do jete e do mbetet,zemra e Shqiptarit,
te therrsin ALBANI,moj e madherishmja Shqiperi,
Bashkimi i trojeve Kombetare fuqishem na therret ,
Ku flite Shqip,jemi nje gjak,nje trup,me shkence e histori,
Kosove,Cameri,Mal te Zi dhe Maqedoni,te behemi 1 Nji,
@ Luan Kalan-Nentor 2020,Florida SHBA.
(-P.s.-batutat nenkuptim,jo lexim Gj-gjyshi ,/N-nipi.)

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com