August 3, 2024

Zemra e nënës – Elmira Tafa

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Zemra e nënës

Zemra e nënës nuk mban mëri,
Di t’i falë çdo fëmijë,
Zemra e nënës është në merak,
Kur i ka fëmijët larg.

Zemra e nënës shumë rënkon,
Kur është sëmurë fëmijët kërkon,
Zemra e nënës qan me lot,
Kur fëmijët si sheh dot.

Zemra e nënës s’mban mëri,
Edhe pse fëmija e mërzit,
Zemra e nënës s’pushon kurr,
Kur fëmijët janë sëmur.

Zemra e nënës po gufon,
Kur fëmija e saj rënkon,
Zemrën e nënës shumë e lëndon,
Kur i thot fëmija se nuk e don.

Zemra e nënës pikon gjak,
Kur fëmijët ika larg ,
O fëmijë kthejeni kokën e shikoni,
Nënën tuaj mos e lëndoni.

Zemra e nënës vërtet do ju falë,
Por dhe në dhe do jetë plagë,
Zemra e nënës nuk harron kurr,
Për atë je fëmijë dhe pse je bërë burr.

Autore
Elmira Tafa

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com