Në gji të mbaj – Margarita Vera Mitllari
Në gji të mbaj
Sa herë mbush ujë ,
te burimi i fshatit tim
një gëzim ma mbush shpirtin
ndjehen fëmija i tij
Shkallët kryelarta
arrijnë në kishë
në më të bukurin dekor
te Shën Pandelimoni doktor.
Te porta e kishës
I lashti mozaik
piqet me epokat
kuvendon si mik
për fshatin tim antik
E…,
në pena do më thyhet,
maratonë do bëj unë,
te Naimi do marr frymë
në gjunjë do t’ i përgjërohem
të më japë një penë hua…
të kuptojë përse jam lodhur,
të mësojë sa shumë e dua.
Penën në gji do ta mbaj
gjysh stërgjyshër të gjej
të gjej fis e farë,
fëmijëve të mi
t’u sjell pranë vëllanë,.
Këtu të jem,
këtu ,ku kam lerë,
këtu e kemi nderë!
M.Mitllari
Në Tushemisht
më,28.10.2020
Ora 12.10′
Uji i burimit të fshatit tim
më jep oksigjen,
burimi i shpirtit tim
shpërndan oksigjen.