August 10, 2024

Ngrehu mre! – Hajri Kasemi

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Ngrehu mre!

Qellimi i ketyre vargjeve,nuk eshte poezia ne vetvete,por e folura e zakonshme ne Çameri.Qe ne moshen 7-8 vjeç,femijeve u jepej edukata e punes. Pra edukata e pergjegjesise ndaj familjes.

U të ngëntë bëtala mre,ti të ngëntë,
grehu mre ka jataku,e lëshei ato dhëntë,
mbete nglatur,sikur të jeshe djalë mbreti,
hajde pa,se lë pa ja thënë kur te vi titeti.

Te kam ngosur torven me çish te deç ti,
ke bërna nje matara me dhallë e qahi,
do te vërë nana dy koqe ve e nje xol djathë,
kur të zëri vapa,citi të vapojnë ne vathë.

Pa grehu mre,nuk e ndien ti,se ç’te thom,
u kam betur gjithë natën e natës çiçon,
çish i the ti bobait ,e more persiprazi vetë,
kur u nis per te vatur në pazar prëmë ne qutet?!

He edhe ca pako ditë e do i dajmë ne qingjat,
pastaj do bimë djathë,di mbushim talerat dingas,
kur të rriten edhe pak,di çoj bobai ti shesi ne qutet,
do të blejmé opinga, shkurte e vraka,të dukeç mbret.

Hë tha nana,se u rrite je bënë gjimë aj’ burrë,
ja nuk gëzoneç,që nuk bën më né jatak shurrë,
pa nana mburret kur vete në laka me djalë si ti,
kur te rriteç de shohiç se te gjithe do te kenë zili.
,

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com