August 7, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Vitet

Dallgët me forcë bregut përplasen
zhurma e tyre në vesh oshëtin
fjalët në buzë mbetën pa thënë
sumbulla të arta rrodhën në sy

Një brengë ,një mall e kishte pushtuar
të ëmblat kujtime vite më parë
një vajzë e bukur e dashuruar
sot një bastun tërheq zvarrë

Ndjenja të shumta e ngacmojnë
si ikën shpejt vitet e zjarrta
dikur fluturoje si një flutur
zgalemi të ndiqte në çdo hap

E hutuar ecën në këtë breg
shpirti i zbrazur hesht ,vetëm psherëtin
dallgët më forcë përplasen në breg
si malli për vitet në shpirtin e saj

06.08.2020

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com