August 9, 2024

Projekte që s’dalin – Sehit Beluli

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

#Reverfleks

Projekte që s’dalin.

Projekte tê mbetura në mendje.
Hedhur si ide për një jetë të programuar.
Nis rrugën me dëshirë e me endje.
Por punët nuk shkojnë ashtu si paramenduar.

Ja ku jam këtu në këtë truall autokton.
Sepse unë jam në tokën tonë.
Këtu mbiva e këtu hodha rrënjë.
Si një autokton buzë Detit Jonë.

Po ku jam unë , nuk jam ashtu si doja.
Sepse ëndërra të bukura thura shumë.
Për një jetë të begatë e më të mirë të kaloja.
Mirëpo për në dete nisen përrenj dhe lumë.

Kështu e ka jeta e duhet pranuar.
Asgjë nuk qëndron ashtu siç është.
Sepse vetë jeta është një evolucion.
E gjithshka në këtë botë është tjetërsuar.

▪ copyright rezerved Sehit Beluli dt 05/11/2020 Dukat Vlore Albania

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com