August 9, 2024

Lakuriqësite e ditës – Sotir Thano

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

L A K U R I Q T Ë E D I T Ë S !

Në mes të skëterës së natës,
Rinë të varur ata, kokë poshtë.
Na u bënë si mallikimi i rradhës,
Të vetmit gjitarë midis zogjsh.

S’më ka rastisur që t’i shikojë
E as t’u dëgjojë në se cicërijnë
Mbi lakuriqësinë e tyre të hollë,
E kanë lëkurën si një pelerinë.

Pa patur as pëndë dhe as pupla,
Janë zogjë krejtësisht të veçantë.
Ditën futen e flenë nëpër skuta.
Hëna me yjet i shikojnë çdo natë.

Lëshojnë ca si klithma makabre.
Kanë sy të vegjël dhe janë miop.
Me ultra tinguj fluturojnë zgavrave,
Uria e tyre, po na vretë ne sot.

Lakurqsia e këtyre zogjëve të natës
U bë mallkimi ynë i madh sivjet
Shëmtëria e tyre i bënë më vrasës
Me korona virusin, COVID-19-të.

E tillë është akuza ndaj lakuriqëve.
E ngritur sot nga shumë prokurorë
S’e di, a është në konformë të ligjeve?
Sa është e moralshme ose hororr?

Makutëria e lëkuriqëve monopolesh
E ka bërë këtë akuzë shumë të rëndë.
Palakurqësia e tyre me anë mikrobesh,
Rend e pushtet të ri duan të vënë.

Palakurqësia e këtyre lakuriqve të ditës,
Nuk njohin as moral, kufijë dhe as limit.
Ku je o Zot!? Mos na lë në mes të mëshirës,
Të atyre që nuk kanë zëmër dhe shpirt!

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com