August 12, 2024

Perse rrini si ne kohen e shkuar? – Gresilda Rrugeja

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

PERSE RRINI SI NE KOHEN E SHKUAR

Per lirine malli me mer
Zemra ime rrin e vrare
Thelle ne shpirte zemerimi me ther
Kur shoh popullin te percare

E si te kete liri ne Shqiperi ?
Kur nje popull ne gjume rri
Kur nje popull ben sehire
Dhe te keqin e ben te mire

Vitet shkojne harruar
Kur do jemi te lire ?
Perse rrini si ne kohen e shkuar ?
Te lidhur ne pranga e ne zinxhire

Kaloj ky vit dhe kete here
Dhe marazi fort mu shtua
Serisht ju shoh te heshtur e te mjere
E lotet rreke me rrollen mua

Perse hiqni zvarre more te shkrete
Ngrijeni zerin tuaj pak
Ju pa sy nuk keni lere
Ah ,sa te shkrete ! Sa mekat !

O ju njerez te Perendise
Diktaturen a se shikoni
Keputni zinxhiret e lirise
Te shtrenjten liri ta fitoni.

Gresilda Rrugeja 07 . 05 .2019 .

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com