August 6, 2024

Mbretëresha Jetë me kurorën rrezëlluese – Zoica Gjolla Popi

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Poeti i shquar Aminul Kabir nga Dhaka,Bangladesh
ka lexuar krijimtarinë në postimet e mia.Më emocionoi me fjalët:
“Motra ime shqiptare Zoica,ju jeni një Poete e madhe!
Atëhere,le tia bëjmë me dorë në zemër,ashtu shqiptarçe,dhuratë një poezi Vëllait Poet të saposhkruar!

Mbretëresha Jetë
me kurorën rrezëlluese
në rrezengjyra, rrezegëzimi
rrezepikëllimi
s’ ndalet.

Madhështore
brënda fatit të shkruar
ç’farë mban në grushtin e mbledhur?

Me gishtin tregues mbi plagët
në kërcitje dhëmbësh
dridhet padrejtësia.

Sa kumbimi i fuqishëm i zërit
universet madhësi
yjet gjithësi
parajsa perjetesi….

Ç’kërkoni më shumë
gjakun në ngjyren e kuqe
njësoj e keni…
jehon nëpër botë.

E unë poetja mos qofsha
po si hodha tingujt e kumbimit nëpër shtresa ajri
u bëfshin grimca notash
në melodinë e shpirtit qiellor!

Të kapur prej Shpresës
në korin e tenorëve të famshëm
sa të dridhet toka
në kaltërsinë e njehsuar qiell e det Betimi të marrë flatra lirie.

Për këtë Jetë
për këtë Tokë
për këtë Diell
përmbi Det
për atë Qiell!

Atje përtej horizontit
ndjerë valë
nga nxehtësia e avujve
atje ku Liria
nuk jeton vetëm për vete.

Aty ku rënkimi struket
në distancën
e thellësisë së frymëmarrjes.

Moj e mira njerëzi..!

Përse foshnjat qajnë njësoj në lindje?
Përse buzënjomat
qeshin njësoj
në qeshje ëngjëllore?

Se janë të pafajshëm në lakuriqësi
në drejtësi Hyjnore
por në natyra të ndryshme
dhimbjesh në lindje
që pagëzohen
me emrin
MREKULLI…!

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com