August 3, 2024

Fjala gërryen dhëmballën – Abdi Përgjegja

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Fjala gërryen dhëmballën .

Dhëmballët po rrënohen një nga një,
nga bluarja e fjalëve ndër vite e dekada…
U nxinë e gërryen pa nxjerr kurrë zë
si pika gurin mi biroj me durim fjala…

Nuk po qaj me varg dhëmballët,
as dhimbjen kur shkërmoqen si gurë të djegur…
Jam në merak se si do t’ja bëj me fjalët,
kam frikë se në vargje do vijnë pa u pjekur…

Se fjala është si tulla që bën murin,
që të jetë i fortë muri duhen djegur mirë…
E një gojë pa dhëmballë e korit burrin,
se fjala pa u matur merr rrugën në hapsirë…

Tullë e padjegur e rrezikon shtëpinë,
mund të zënë brenda edhe vetë ndërtuesin.
Ashtu fjala e pamatur largon miqësinë,
viktimë bën një ditë edhe vetë shkruesin…

Abdi Përgjegja

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com