28 Nëntori! Festa e Flamurit – Donika Gjura
“”28 Nëntori! Festa e Flamurit””
*
Nëntor i festave të lirisë
i Flamurit tonë kombëtar
në çdo vatër të shtëpisë
ardhtë me t’mira për çdo shqiptar..
Këtë liri t’parët na e lanë
tuj luftu me turq e shkjà
u la me gjak kjo tokë amtare
njëzet e tetë mijë dëshmorë ranë..
Dolën në male e luftuan
me diell e hënë n’borë e n’shi
dhe pse gjaku derdhej lumë
thanë ja vdekje ja liri..
Jemi bijtë e Skënderbeut
jo, s’durojm me prek n’bajrak
për ti dalë për zot Atdheut
këtë truall e lajmë me gjak..
Me njëzet e tetë Nëntor
në ballkonin e shtëpisë
Ismail Qemali në Vlorè
ngriti Flamurin shpalli pavarësinë..
Si sytë e ballit do ta ruajm
është më i bukuri e kemi hak
brez pas brezi shqipe Flamur
kuq e zi i larë me gjak..
Donika Gjura!
Bulqizë dt/06/11/2020!
E drejta e autorit e rezervuar!