August 3, 2024

“Poezi pa tematikë” – Abdi Përgjegja

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

“Poezi pa tematikë”.*

Me një fletore me vjersha,
u takuam për herë të parë.
Kujtoj si m’ngriu buzqeshja,
“për Partinë,s’lexova asnjë varg”.

U ndanë rrugët tona atë ditë,
secili mori rrugën e vet në jetë.
Poezitë e mia nuk kishin tematikè,
s’bëhej “llaf” për botim në gazetë.

Pas shumë vitesh në teatër,
e pash një natë rastësisht.
Nuk më foli e kaloj kaq afër
u ndjeva keq për herë të dytë.

Duke “lundruar” në internet,
emrin e tij e lexova në një vjershë.
Nuk i dihet kur bëhet njeriu poet,
ish miku u bë gjashtëdhjetë vjeç.

N’çast mu kujtua fletorja me vjersha,
“sekuestruar”me vargje rinore pa tematikë !
Gjithë qënien ma pushtoj buzëqeshja,
pakë më ndryshe kishin dalë në dritë !

Abdi Përgjegja

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com