August 7, 2024

E jeta po shuhet! – Nertila Koko

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

E jeta po shuhet!

Po shuhen dritat,
Po fiken shpresat,
Dhimbje po mbillet kët ‘ vit,
Sa e sa zemra vajtuan,
Sa e sa u larguan,
E veç kujtimet lan.
Deri kur?!
Heshtja zemrat e vajtuara po mbulon.

Fjalët “sot” e “nesër”
si numra t’panumërueshme tingëllojnë,
ditën e “sotme ” s’e din sa do t’u zgjasi,
kurse e “nesërmja ” mund t’mos u vij kurrë,
e frikë kanë t’mbyllin sytë
se mos ndoshta s’do t’i hapin më kurrë.
Oh , medet!
Tmerr t’shohësh se
jeta frikë nga jeta ka,
tmerr se “liria” do mbetet veç një emër.
Frikë! Frikë!
E frika po hyn në venat e njerëzve,
e frika po i pushton .
Nertila Koko

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com