August 9, 2024

Jeta është gjithë preferenca e dëshira – Sehit Beluli

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

#QuickQestion

Jeta është gjithë preferenca e dëshira.
Dhe unë natyrisht që endem mes tyre…

Mbase jo një ëngjêll e i përzgjedhur.
Sepse do të hyja në qiell e do të dilja nga natyra…

Por të paktën të kisha të drejtë diktuese.
Të jap versionin e paqes dhe të harmonisë…

Në botë të ishte mëshira sunduese.
Në çdo aspekt të familjes komunitetit e shoqërisë…

Të jetoj mes qetësisë dhe rrethuar me dashuri.
Sepse dashuri e mirësjellje di edhe të jap…

Asnjëherë rrëmujë dhe britma të mos ket.
Ndasive e përbuzjeve do tu vija kapak…

Janë këto mendime për veprime të një Ëngjëlli.
Që kërkon vëmendje e shumë zgjuarsi…

Sepse të udhëheqësh jetën nëpër udhëkryqe të djallit.
Duhet inteligjencë , shumë mendje e dhunti…

Po pra miq të dashur , i dua : mençuri e memorie.
Në punë për njerëzimin ti vija në përdorje…

▪ copyright rezerved Sehit Beluli dt-07/11/2020 Dukat Vlore Albania

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com