August 7, 2024

Melodi e pakënduar – Zoica Gjolla Popi

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Poezi
Kushtuar
Poetes e Shkrimtares së dashur për të gjithë,

Nexhi Hasani!

Një bashkpunim i shkëlqyer , dhuratë në Bamirësi,për librin tim të katër me poezi,që është në fazën për tu botuar.

E titulloi” “ Melodi e pakënduar”
Titull i bukur apo jo?

Poetes në Bamirësi

Ti rrezedritë shpirti
në rrezeargjendën Hënë!
si erdhe pranë meje
mos ndjeve dobësinë
e mu afrove me pishtarin
për të ndezur qirinjtë e Bamirësisë?

Cila je ti?
Si e bëre vargun melodioz
në një “ Melodi të pakenduar”
e i bëre Hyjnitë të kercejnë
ne inxhitë verbues, me aq finesë?

Mos u mahnit..!
merrja shaminë e fshimi lotët
besomë…….
kane vesuar cdo gërmë, fjalë
duke njomur vargun.

Jam e brishte e dashur
më dridhet shpirti në poezi
me sytë e shpresës në dritare
ne kondensimin e avujve shkruajta “ MBIJETESË”

Sa çudi!
paska romantizëm e mbi plagë
po ti nga e di..
tani që më gjete
bëma urtësinë rrebele!

Hiqmi pëllëmbët që fshehin
denesën
bëje të përmbajtur
ëmbëlsoje në hoje
yshtur në fjalëmjaltë!

Ç’farë fuqie paske,Poete
të rrotullosh me avullin e dashurisë orbitën Tokesore?
merre Perëndeshë e mirësisē
kupën e Artë!

Mes vezullimit do qeshësh me pafajësinë e Engjëjve
të lindur këtu mes nesh.
Ti…. se njeh lodhjen…
Ah….. ç’ do më mbetesh
në librin e shpirtit
Ti, rrezedritë….. rrezediell!

Zoica Gjolla Popi
11/11/2020
Albania
Uk

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com