August 9, 2024

Qiri në erë – Sehit Beluli

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Nov-Para-Ren-03
RILINDJA PARADISAIKE

“QIRI NË ERË”

Kandil që nuk dorëzohet lehtë.
Dritë hyjnore nuk mund të shuhet kurrë.
Është Dritë dashurie e gjithnjë do të jetë.
Dritë që globin e ngroh si një furrë.

Lëkundet kandili nga erërat me tërbim.
Që fryjnë rrëmbyeshëm nga jug dhe veri.
Por drita hyjnore asnjëherë nuk fiket.
Eshte dritë me burim nga vetë Perëndi.

Ndriçon botën që prej hapsire.
Tufane e ciklone nëpër tokë kaluar.
E drita hyjnore e qiririt në këmbë.
Ndriçimin për rruzullin se pati ndaluar.

Fryn era e fortë me tërbimin satanik.
Planeti të përjetojë e të vuaj errësirën.
Veriu e jugu rrahin rruzullin me vërtik.
E shqyejnë tokën për të mbjellë smirën.

Mirëpo qiriri i drejtë mbetet në këmbë.
Gjithë dritë mbi errësirë e ashtu hijerëndë.
Burim energjie që vjen prej qielli.
Ndriçon çdo skutë prej parajse i nxënë.

Qiriun era e lëkund por kurrë se fik dot.
Flaka që mban gjallë gjithë njerëzimin.
Se për burim flake ka vetëm të madhin Zot.
Kryq që kap veri-jug e lindje-perëndimin.

▪ copyright rezerved Sehit Beluli dt-07/11/2020 – Albania

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com