August 7, 2024

Kur tingujt e zërit tim të thyejnë çdo fragmë – Diturie Hasanaj

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Kur tingujt e zërit tim të thyejnë çdo fragmë,
të pushtojë shekujt..,
ti do jesh akoma duke rritur,
e parritura ime,
mbase je duke shuar etjen ,
në burimin e së vërtetës,
asaj të vërtete që u bë ieroglif I eshtrës së dashurisë sime,
sa fjalë të thëna me shpirt ,
që I merr furtuna e mendimeve,
ku I çon përtej skajeve
atje ku shoh gjysëm hënën zhytur në mjegull,
e vetmja dritë “të bukurat ndjenjat e mia”,
dritë e vjedhur shekujve,
dhe ja tek bie shi ..,
besomë askush s’gëzon më shumë se toka, bimët,
heiii.., vdekur në mua kam babain qëkur sytë e shpirtit hasën ty,
por gjallë kam gjithë sa kam prej nënës,
po plaket në mua,
mundem ti dalloj edhe rrudhat,
pastaj shoh shpirtin si rrjedh rrëke,
e sytë I kthe nga qielli dhe një përse?
Veç më të mëdha janë retë
e shpirtit,
u ngopa nga përrallat,
nga heronjtë e trishtimit,
s’dua të kthehem në fandazmë e vetes
kjo botë hotel I dhimbjes,
ndërsa ti gur I heshtjes,
që le gjurmë në gërmadhat e statujave të shpirtit të harruar.
Dit’..Ag’..

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com