August 10, 2024

Baba -për idhullin tim! – Silva Alisa Xhemo

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Baba.
Për Idhullin tim!!

Na rrite 7 fëmijë me mundime
Me lodhje .cfilitur në punë
Gjer natën vonë qepje në makinë
Atëherë kur të tjerët flinin gjumë

Cirak vajte more zanatin
Sapo i kishe mbushur 13 vjec
Dhe agai në punë të mori
Se të pati më të mirin rrobaqepës

Ja vodhe zanatin .se nuk të tregonte
Me intuitën tënde me shkathtësi
Gjithë jetën pranë makinës punove
Nuk ju ndave gjer në pleqëri

Me sa zell na mësoje makinën
Të qepnim si ti kishe dëshirë
Vetëm njëri ta mori zanatin
Të tjerët dot s’të patën arrirë

Më kujtohet kur ishim të vegjël
Ndonjëherë qanim pa pushim
Na merje na mbaje në prehër
Dhe vazhdoje qepje në makinë

Ne pushonim e shikonim cuditshëm
Zhurmën që bënte volanti
Harroheshim dhe lumturoheshim
Në prehërin tënd i miri babi

Thoshje shpesh kur bëje biseda
Me miq e me shokë
– Ja me këtë gjëlpërë rrita fëmijët
Dhe asnjëherë su ankova kot

Më kujtohen ditët e djela
Kur ndërmarrjet e kishin pushim
Punonte gjithë ditën e qepte
Pa u lodhur e pa bërë ndalim

Na rritën prindërit tanë
Me shumë mundime
Su ankuan e kurrë su lodhën
Për fëmijët .më të shtrenjtit
Gjersa në jetë
Me mundime na nxorën

Kur shkoj në shtëpinë e prindërve
Dhoma e tyre është bosh
Makina qëndron aty si relike
Dhe djepi që na rriti
Aty qëndron
Për të na kujtuar fëmijërinë tonë

Kam mall kur shkoj në vëndlindje
Kam mall për gjithcka aty
Vec në kraharor ndjej dhimbje
Kur prindërit nuk i shoh më me sy

U përlota baba.gjersa sot po shkruaj
Një copëz nga jeta jote solla
Për Nënën kam shkruar shpesh
Sot në përvjetor të kujtova

Prindër jemi bërë dhe vetë
Na thoshe shpesh herë me dashuri
Kur të mbani në krahë fëmijtë
Do kuptoni cdo thotë të jesh prind

Babai im
I miri im
Idhulli i vëllezërve të mi
Të kujtojmë me mall e dashuri

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com