August 8, 2024

Nuk di derri, çfarë është nderi! – Sotir Thano

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

NUK DI DERRI, ÇFARË ËSHTË NDERI!
– fabul-

Bashkë, të gjitha kafshët e pyllit,
Ngado që ishin ato u mblodhën.
Në mish mash i pari me të dytin,
Debatonin, kujt do t’i jipnin votën.

Hall i madhë ata i kishte gjetur.
Të gjithë shfaqnin vetëm ambicje.
Luani si mbret sapo kish vdekur
Dhe trashgimtar pas, nuk kishte.

Të gjithë pretendonin mes tyre,
Dhe aleanca të ndryshme krijonin.
Ca aleanca të lidhura mes fisesh,
E të tjera aleanca që dështonin.

I pari pretendoi, si më i forti, Ariu i Murmë.
Por për atë u bë edhe shumë potere.
Sepse ai flinte gjashtë muaj gjumë.
E kohën tjetër, mjaltë hante nëpër koshere.

Ujkun me aelancën që kishte për krahë.
E kundershtuan si një kafshë të pa besë.
Sepse kur i varrën mëlçitë në qafë,
Ai i hëngri vetë të gjitha dhe nuk kërkoi ndjesë.

U vu edhe kandidatura e dhelprës dinake.
E duartrokitën atë me zjarr shumë.
Disa kafshë e kundërshtuan me fakte.
U rrëzua kështu, menjëherë edhe kjo kanditaturë.

Me debate e kundërshtime të forta,
U vu kandidatura e derrit të egër.
Ai fitoi ndaj të gjithë të tjerëve me vota,
Se ata ishin në moshë shumë më të vjetër.

Për herë të parë u shpallë një derrë,
Mbret edhe mbretëreshë një dosë e re.
Derrkucat u bënë princër përnjëherë,
Ishte ky një realitetë dhe jo një ëndërr vere.

Shumë kafshë brohoritën, por ca edhe u pezmatuan.
Por demokracia ishte vënë në zbatim.
Dhjetë këshilltarë mbretin menjëherë e rrethuan
Edhe dekreti i parë u shpallë ! Aferim!

Ky dekret mbretror, të gjithë popullit i ndalonte
Që thënia:- Që nuk di derri, çfarë nderi,
Asnjëri të mos e shprehte edhe ta përdorte,
Se dënimi do të ishte i rëndë, për çdo njeri.

Ata që e bënë atë mbret, deri shpejtë i harroi.
Por ky ligj nuk u vu, asnjëherë në zbatim.
Që derri nuk ka nder, populli e kuptoi.
Edhe si mbret, ç’është nderi, përsëri nuk e di!

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com