August 7, 2024

Mi pe lotët me grykë gjymi – Sulbie Shehu

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

MI PE LOTÈT NE GRYKE GJYMI.

E prisja e prisja përqafimin tënd
Ti luajte me ndjenjat e mia
I padukshëm, s’di ku ishe, në ç’vënd
Nga mungesa jote, filloi t’pikoj çatia…

Mi pe lotët me grykë gjymi
Padukshmërinë e zhduke me magji
Thirre: ah lumsi unë i lumi
Që kam një mrekulli si ti!

Me buzët e tua lotët mi përpive
Me krahët e tua më fale ngrohtësi
Buzëqeshja jote dritë u fali syve
Me ty mbetem në përjetësi!

Më fal!- më the që të përlotova
Por ky lot mua më pëlqej vërtet
Se dashurinë me ty e forcova
S’ka forcë që të ligështoj sa t’kemi jetë!

Shans nuk do kesh herë tjetër të lotosh
Në sytë e tu do kesh vetëm pranverë
Dhe mua si deri më sot do t’më lumturosh
O jeta e jetës sime më me vlerë!

Dite te bukur miqesia ime
Punoi Sulbie Shehu
Nentor 2020
Tirane /ALBANIA /

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com