August 3, 2024

Me natyrën kemi gabuar – Seit Paci

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

ME NATYRËN KEMI GABUAR

O ju njerëz të brezit tim
Në dy kohra kemi jetuar
Herë ngadalë herë me nxitim
Me natyrën kemi gabuar

Brezat që vijnë duhet ta dinë
Duhet të uleni për ta shkruar
Jeta e jonë kish 4 stinë
Se si ishin duhen treguar

Si ne futeshim në çdo nëntor
Jo si sot me zemër ngrirë
Në maja malesh e bardha borë
Dhe ne ndjeheshim të gjithë mirë

Ka shumë kohë që s’ndodh kjo gjë
E natyra është e tronditur
Si dikur spo sillet më
Thonë me njerëzit është mërzitur

Me natyrën keq u sollëm
Se vlerësuam që e patëm
Në fund atë që mbollëm korrëm
Dhe tani po durojmë flakën

Ajo vet i kish radhitur
Gjërat për ne në shërbim
E sulmuam si të babëzitur
Ndaj tani po na e nxin

Pse kaq shumë ne e sulmuam
Nënën e dashur natyrë
Dhe me maska lecke e zëvëndësuam
Tek gjithë njerëzit këtë hapësirë

Që në fillim na e kujtoj
Tha po vjen ngrohja globale
E kur askush nuk e dëgjoj
Erdh virusi e po hedh valle

Akulli e bora funksiononin
Paçka se skishim frigorifer e gjëra
Nga mikrobet fort na mbronin
Duke i ngordhur që të tëra

Sa vështirë koha ka ardhë
Se natyrën ne e trazuam
Ajo kish vetë maskën e bardhë
Se kuptuam që ne na ruan

Dhe ilaçi tash ska dalë
Për mikrobet që s’paskan besë
Mungon akulli e bora e bardhë
Që vetë natyra të mund ti vdesë

,,,,,,,,,SEIT PACI,,,,,,,18 NËNTOR 2020

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com