Vlora ime e Flamurit, rrënjosur në palcë të gurit – Zhaneta Fisti
VLORA IME E FLAMURIT
RRËNJOSUR NË PALCË TË GURIT.
MOJ BESA E SHQIPËRISË.
DJEPI I BIJVE TË LIRISË.
Moj mëma ballë krenare.
Vij me mall nga bota e madhe.
Më shkasën dy lot gëzimi.
Me busull më sjell besimi.
Aty një ëndërr më bie.
Nëpër lisa e nëpër hije.
Zgjuaj besën e hashuar.
Vena e bazës gërshetuar.
O moj Vlora e flamurit.
Lulja që rrit palca e gurit.
Djep i lashtë i historisë.
Bijtë ATdhe dashës i rrit.
Vij dhe unë aty me këngë.
Me mallin e madh për vendë.
Dua të zgjidh krahë shumë.
Të të stolis siç di unë.
Moj sirena mbi dy dete.
Që lidh shtatë vilajete.
Besa që linde në stane.
Me rrënjë për botën e madhe.
Moj maro moj Mar-ynë.
Rrit dhe në det trëndelinë.
Vendi që lind dashurinë.
Shpëndar botës në qelizë.
Më bie Fea për dore.
Baza e vjetër shekullore.
Në rrënjët e shën Marisë.
Kërkon paqen e gjithësisë.
Të drejtat rezervohen autores.
Zhaneta Haskocelaj Fisti Venezia