Tufanet / Tajfunet – Sehit Beluli
Tufanet / Tajfunet
Fryjne tufanet rreth e rreth .
Rrahin tërbuar për të gjetur shtegun.
Por lum lundërtari që varkën e mban mirë.
Që të mos përplaset kurrë me bregun.
Se po lejove që ajo të përplaset.
Dërrasat e varkës edhe do të thyhen
E ujët kur mer krisëm pëbrenda i qaset.
E çarjet nuk ngjiten edhe sikur te lyhen.
Ndaj të jemi besnikë ndaj çkemi ndërtuar.
Se është shumë e Shenjtë sa më nuk ka.
E kemi ndërtuar me këto të pastra duar.
Kujdesuni miq poeta se armiku rehat s’na la.
Ta duam varkën tonë e ta kemi sa jeta.
Ujët në të kurrë mos depërtojë.
Se edhe vet Zoti e ka thënë me gojë.
Atë që ta jap mbaje se është e jotja.
▪copyright rezerved Sehit Beluli Tirana Albania 😇