Nënës – Lumni Nimani
Sugjeruar nga Xheva Salihaj
Nënës
Askush në botë nuk është më e bukur,
dhe asnjë fjalë më ëmbël s’tingëllon,
Askush si Ti, s’më bënë të lumtur,
E dashur Nënë – loke, sa shumë më mungon.
Sa herë që loti më rrokulliset,
faqeve t’mia tatëpjetë pa ja nda’,
sa shpejt mua mendja tek Ti m’vardiset,
zhgrehem në vaj, hiq pa u pra.
Kur t’i kujtoj rrudhat e ballit,
e plagët e zemrës në thellësi ,
ah unë i mjeri, po digjem prej mallit,
për shpirtin tënd me plot mirësi.
Sado që dielli me rreze të arta,
gjithandej botën e ngrohë dhe ndriçon,
sa herë që gdhijnë agimet e bardha,
kjo zemra ime prore t’kujton.
Ti m’je gëzimi dhe dashuria,
që kurrë s’do të shuhen për jetë e mot,
qëkur Ty s’të kam – m’iku lumturia
buzëqeshja jote nuk kthehet dot.
Lumni Nimani mars, ’19