August 3, 2024

Gjuha e Nënës – Silva Alisa Xhemo

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Gjuha e Nënës

Ulur pranë e ëmbla mbesa ime
Mbas meje.në abetare
Sytë ngulur i mban
I prek me dockat e vogla shkronjat
Cuditërisht ndalon mbi Gërmën A

Vite e. vite nga atdheu larguar
Mes njërzëve ku flasin gjuhë tjetër
Vështirë e patëm jetën të përshtatsim
Mësuar me gjuhë e zakon tjetër

Dhe e vogla ime mbas meje vjen ulet
Me zell nji nga nji shkronjat ja mësoj
Që mos të harroj si flitet e si shkruhet
Dhe me asnji gjuhë tjetër ta ndërroj

Kur të përshëndes në gjuhën e nënës
Gjuha më e ëmbël .gjuhë plot me vlerë
Fëmijve ja u mësoni kudo që të jeni
Që kurrë mos ta harrojnë Atdhenë

Mos shuhet gjuha Shqipe
Në emigrim larguar
Fëmijve tua mësojmë
Gjuhën Shqipe
Gjuhën më të bukur në botë
Fëmijët.nipa e mbesa
Kurrë mos ta harrojnë

Se është gjuha e nënës
Është gjuha jonë
Të parën fjalë
Nënë kemi thënë
Kurrë Shqipen
Mos harrojmë

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com