August 3, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Lulia

Moj lule mirmëngjes
Ku je nisur kaq serbes
Ulu të këmbejm dy llafe
Ver xhevzen bëj një kafe

Pispillosur kjo Lulia
S’dinë më vajzat çësht shtëpia
Kokën mbrapa jo se kthen
Në lokal ç’e pi kafen

Rri e pres unë i mjeri
Po ku mbete moj Luli
Na rruga më ngelën syt
Na ngeci kafja në fyt

Vjen Lulia duke spërdredhur
Flokët përmbi supe hedhur
Një kafe moj të kërkova
Mos më thuaj e teprova.

Nuk kam koh të ngre xhevzen
Shko në lokal e pi kafen
Jam e re dua lirinë
Kur do e shijoj rininë.

Autore
Elmira. Tafa

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com