August 9, 2024

Lule gjaku e mendje plaku – Bekim Kelmendi

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Lule gjaku e mendje plaku

Në trojet tona shpesh mbinë e rriten lule të rralla.
Lule që kohë pas kohe na freskojnë gjakun tonë të helmuar.
Sa erë të bukur lëshojnë sa të duket vetja si në përralla.
Kur fatin tonë si komb e marrin nëpër duar.
Një lule e tillë shpërtheu në vitet nëntëdhjeta.
E aromë e saj na dehu të gjithëve në çdo trevë e zonë për besë
Të gjithë me gojën plot lulen e quanim Anton Çetta.
Dhe gjakun ia falnim kësaj lule pa për asnjë dyshim a përtesë.
Të gjithë sa ishim, aromën e kësaj luleje donim të kinim .
E puthnim dhe e shtrëngonim fort në gji.
Secili prej nesh nga lulja morëm aromën dhe bekimin.
Sepse gjithëve na donte dhe na jepte dashuri.
Me fjalët e bukura që dilnin nga goja e tij.
Na bëri të harrojmë çdo ngatërresë ,plagë e gjak.
Duke na thënë se Shqipërinë e kemi hak.
Na udhëzo o i madhi Anton Çetta.
Na prij i thonin hoxhë e prift e burra pleqnar.
Sepse fjala jote peshon sa vet jeta.
Andaj mos na kurse dhe peshoj fjalët tua nektar.
Nektar të fali kjo tokë dhe të ndriti.
Si plak e vizionar nëna Shqipëri të rriti.
Na udhëzove e na nxite të falim vëllai vëllanë.
Sepse vetëm ashtu do të ndritim vatanë.
Burra e gra, të rinjë e të reja.
Emrin tënd në gojë e zemër e mbajnë.
Sa her përmendet falja e gjaqeve në krahët e shqipeve .
Emri yt ringjallet si feniksi dhe prap falë.
Falë sepse kjo tokë ndryshe smund të duroj.
Andaj emri yt përher në historinë tonë do të jetoj

Gusht
2020
Autor Bekim Kelmendi.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com