August 9, 2024

Rebelimi i shkronjave – Ildije Xhemali

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Rebelimi i SHKRONJAVE
RIPOSTIM
Na e kujton FB

Ësht’ 22 Nëntor
Shkronjat rebelohen sot
Kanë të drejtë u jap hak
Vite shumë, nuk jan’ pak
Shoqëri bashkë me to
Ndriço mendje, rrezato

“Ju që shkruani vargje
Mburreni edhe me poezi
Datëlindjen na uroni
Dëshmorët i nderoni
Ne lindëm nga gjaku
I jetëve bërë fli

Këputur vargonjtë
Sjellë Dije dhe Liri.
Në fushën e nderit
Të rënëve u morën hak
Beteja dhëmb për dhëmb
Fitorja ujitur me gjak

U bashkuan e bën dritë
Trimi me mënçurin’
Krijuan ALFABETIN
Ndriçuan SHQIPTARINË
Kush më shum’ se Shqipja
Ka të drejtë nderimi
T’pellazgjishtes, t’ilirishtes
Çelës zbërthimi e kuptimi.

Gjuha shqipe të ndriçojë
Nga një brez në tjetrin brez
Kudo SHQIPET t’i bashkojë
Në tonin PLANET.

22 nëntor 2019

Poezi nga permbledhja me poezi
” Petalet e shpirtit “

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com